31 Korrik, 2023 - 5:30 pm
Shtatë ditë pasi filmi “Barbie” i regjisores Greta Gerwig dhe “Oppenheimer” i Christopher Nolan thyen rekorde me fitimet nga debutimi, të dy po vazhdojnë të jenë të shumë kërkuar në kinema.
“Barbie” fitoi 93 milionë dollarë (84.3 milionë euro) në fundjavën e dytë, sipas vlerësimeve të studios të dielën. “Oppenheimer” qëndroi në vendin e dytë me 46.2 milionë dollarë (41.8 milionë euro) fitime. Shitjet për të dy filmat ranë me 43 për qind dhe 44 për qind, respektivisht – shumë pak nga rëniet e zakonshme të javës së dytë.
“Barbenheimer” ka dëshmuar se nuk është një fenomen i një fundjave, por një bonancë e vazhdueshme në arkën e fitimeve. Të dy filmat së bashku tashmë kanë tejkaluar një miliard dollarë (906 milionë euro) në shitjet e biletave në mbarë botën. Paul Dergarabedian, analist i lartë i medias për firmën e të dhënave Comscore, e quajti atë “një moment gur prove për filmat, shikuesit e filmave dhe kinematë”.
“Duke pasur dy filma nga studiot rivale të lidhura në këtë mënyrë dhe që të dy rritin pasurinë e njëra-tjetrës – si në arkë, ashtu edhe në kuptimin e profilit të tyre – nuk e di nëse ka një krahasim për këtë në analet e historisë së box-offices”, tha Dergarabedian.