Bëhen të ditura nominimet për shpërblimin “MTV Movie & TV Awards”

21 Prill, 2021 - 9:24 am

Seriali i studios “Disney+” në të cilin luajnë aktorët Elizabeth Olsen dhe Paul Bettany, “WandaVision”, po e kryeson listën e të nominuarve për çmimet “MTV Movie & TV Awards”, në kategoritë për televizion.

Ky projekti arriti t’i fitojë gjithsej pesë nominime në kategoritë “Seriali më i mirë”, “Heroi më i mirë”, “Performanca më e mirë në serial”, “Personazhi i lig i preferuar” dhe “Zënka më e mirë në ekran”.

Serialet “Emily in Paris”, “RuPaul’s Drag Race” dhe “The Boys” i kanë pranuar nga tri nominime secili.

“Emily in Paris” një projekt origjinal i platformës Netflix dhe në të cilin luan aktorja Lily Collins, është nominuar në kategoritë “Seriali më i mirë”, “Puthja më e mirë në ekran” dhe “Performanca më e mirë”.

Shou “RuPaul’s Drag Race” po garon në kategoritë “Ekipi më i mirë në shou real”, “Gara më e mirë televizive” dhe “Prezantuesi më i mirë”. Kurse seriali “The Boys” është nominuar për çmimet “Seriali më i mirë”, “Heroi më i mirë” dhe “Personazhi i ligë i preferuar”, transmeton Koha.net.

Sa i takon kategorive për film, “Borat Subsequent Moviefilm”, komedia e cila e sjell aktorin Sacha Baron Cohen duke e përsëritur rolin e Boratit, i ka marrë gjithsej tri nominime në kategori të tilla si, “Filmi më i mirë”, “Performanca më e mirë” dhe “Dyshja më e mirë në ekran”, nominim ky i cili shkon për aktorët Sacha Baron Cohen dhe Maria Bakalova.

Filmi “Judas and the Black Messiah” garon për dy shpërblime, derisa ylli i ndjerë Chadwick Boseman i cili vdiq në gusht të vitit të kaluar në moshën 43-vjeçare, e ka fituar një nominim post-mortem për performancën e shkëlqyer në filmin “Ma Rainey’s Black Bottom”.

Ceremonia “MTV Movie & TV Awards” do të mbahet më 16 maj në teatrin “Palladium” në Los Angeles.

Fansat tashmë mund të votojnë për fituesit e këtyre shpërblimeve, dhe votimi do të qëndrojë i hapur deri më 30 prill.

Lista e plotë e nominimeve:

FILMI MË I MIRË:

“Borat Subsequent Moviefilm”

“Judas and the Black Messiah”

“Promising Young Woman”

“Soul”

“To All the Boys: Always and Forever”

SERIALI MË I MIRË:

“Bridgerton”

“Cobra Kai”

“Emily in Paris”

“The Boys”

“WandaVision”

PERFORMANCA MË E MIRË NË FILM:

Carey Mulligan: “Promising Young Woman”

Chadwick Boseman: “Ma Rainey’s Black Bottom”

Daniel Kaluuya: “Judas and the Black Messiah”

Sacha Baron Cohen: “The Trial of the Chicago 7”

Zendaya: “Malcolm & Marie”

PERFORMANCA MË E MIRË NË SERIAL:

Anya Taylor-Joy: “The Queen’s Gambit”

Elizabeth Olsen: “WandaVision”

Elliot Page: “The Umbrella Academy”

Emma Corrin: “The Crown”

Michaela Coel: “I May Destroy You”

HEROI MË I MIRË:

Anthony Mackie: “The Falcon and the Winter Soldier”

Gal Gadot: “Wonder Woman 1984”

Jack Quaid: “The Boys”

Pedro Pascal: “The Mandalorian”

Teyonah Parris: “WandaVision”

PUTHJA MË E MIRË:

Chase Stokes & Madelyn Cline: “Outer Banks”

Jodie Comer & Sandra Oh: “Killing Eve”

Lily Collins & Lucas Bravo: “Emily in Paris”

Maitreyi Ramakrishnan & Jaren Lewison: “Never Have I Ever”

Regé-Jean Page & Phoebe Dynevor: “Bridgerton”

PERFORMANCA MË E MIRË NË KOMEDI:

Annie Murphy: “Schitt’s Creek”

Eric Andre: “Bad Trip”

Issa Rae: “Insecure”

Jason Sudeikis: “Ted Lasso”

Leslie Jones: “Coming 2 America”

PERSONAZHI I LIG I PREFERUAR:

Aya Cash: “The Boys”

Ewan McGregor: “Birds of Prey”

Giancarlo Esposito: “The Mandalorian”

Kathryn Hahn: “WandaVision”

Nicholas Hoult: “The Great”

DYLUFTIMI MË I MIRË:

Final Funhouse Fight: “Birds of Prey”

Finale House Fight: “Cobra Kai”

Starlight, Queen Maeve, Kimiko vs. Stormfront: “The Boys”

Wanda vs. Agatha: “WandaVision”

Final Fight vs. Steppenwolf: “Zack Snyder’s Justice League”

PERFORMANCA MË E FRIKSHME:

Elisabeth Moss: “The Invisible Man”

Jurnee Smollett: “Lovecraft Country”

Simona Brown: “Behind Her Eyes”

Victoria Pedretti: “Scripted The Haunting of Bly Manor”

Vince Vaughn: “Freaky”

DYSHJA MË E MIRË NË EKRAN:

Kristen Wiig & Annie Mumolo: “Barb and Star Go To Vista Del Mar”

Anthony Mackie & Sebastian Stan: “The Falcon and the Winter Soldier”

Pedro Pascal & Grogu/Baby Yoda: “The Mandalorian”

Lily Collins & Ashley Park: “Emily in Paris”

Sacha Baron Cohen & Maria Bakalova: “Borat Subsequent Moviefilm”

PREZANTUESI MË I MIRË TELEVIZIV:

Nicole Byer: “Nailed It!”

Rob Dyrdek: “Ridiculousness”

RuPaul: “RuPaul’s Drag Race”

T.J. Lavin: “The Challenge”

Tiffany Haddish: “Kids Say the Darndest Things”

YLLI MË I MIRË I RRJETEVE SOCIALE:

Addison Rae

Bretman Rock

Charli D’Amelio

Jalaiah Harmon

Rickey Thompson. / KultPlus.com

Të ngjajshme