Bekim Fehmiu vizitonte në vitin 1972 Muzeun Historik të Krujës (VIDEO)

30 Janar, 2021 - 11:50 am

Aktori i njohur shqiptar, Bekim Fehmiu, përgjatë vitit 1972 kur kishte vizituar Shqipërinë, kishte shuar edhe në Muzeun Historik të Krujës.

Përmes një dokumentari të krijuar nga Kinostudio “Shqipëria e re” është shkëputur një pjesë nga vizita e aktorit Bekim Fehmiu në Muzeun Historik në Krujë.

Gjatë vizitës në Shqipëri aktori i njohur shprehu gëzimet e tij për arritjet e kinematografisë shqiptare dhe uroi për suksese më të mëdha në të gjitha fushat e kulturës dhe të artit.

Kur e pyetën Bekim Fehmiun nëse do të kishte dëshirë të luante një film shqiptar, ai u përgjigj në mënyrë shumë kuptimplote: “Do të isha i lumtur”.

Tri muaj më vonë, në prill 1972 Bekim Fehmiu do të vizitonte sërish Shqipërinë, kësaj radhe qytetin e Shkodrës.

“Jam i lumtur që mbas 30 vjetëve gjendem në Shkodër, në qytetin ku kam kaluar vitet e para të fëmijërisë sime, rrënjët kishin qenë të thella dhe të pashpërngulta”, është shprehur aktori gjatë vizitës tij. /dp/ KultPlus.com

Të ngjajshme