26 Gusht, 2018 - 8:55 pm
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi nesër ndanë çmimin kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu”, regjisorit Besim Sahatçiu, ndërsa çmimin vjetor për veprimtari kinematografike, regjisores Blerta Zeqiri, shkruan KultPlus.
Nesër (27 gusht 2018), ora 11:00, në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e Kinematografisë.
Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Bekim Fehmiu” i ndahet regjisorit Besim Sahatçiut-post mortum. Ndërsa Çmimi Kombëtar për Veprimtari Vjetore në fushën e Kinematografisë i ndahet regjisores Blerta Zeqiri.
Anëtarët e jurisë profesionale ishin: Ardiana Pajaziti, Isa Qosaj, Fadil Hysaj,Fatos Berisha dhe Kimete Berisha./ KultPlus.com