24 Tetor, 2019 - 12:00 pm
Filmi që copëton konceptin që një dyshe e vërtetë krimi kërkon një burrë. ”Bonnie and Bonnie”, tregon zhvillimin e lidhjes së fortë midis dy grave të fuqishme dhe të pavarura, të vendosura për të lënë gjurmët e tye në botë, shkruan KultPlus.
Bonnie & Bonnie është një film gjerman me regji të Ali Hakim, rreth dy grave të reja në Hamburg-Wilhelmsburg, të cilat bien në dashuri me njëra-tjetrën duke hasur kështu pengesa të shumta.
Ngjarja e filmit rrjedh kështu: 17-të vjeçarja shqiptare, që jeton me babain e saj, takohet me Kikin dhe bien në dashuri. Për Jarën kjo është një lidhje e re, një hap drejt lirisë. Ndërsa për Kikin është hera e parë që krijon një lidhshmëri të fortë me dikë. Mirëpo, kjo dashuri duhet të rrijë në fshehtësi. Babai konservativ i Jarës, veçse ka zgjedhur një burrë për vajzën e tij, Bekimin.
Në këto rrethana, ajo që u mbetet dy vajzave të reja është arratisja nga rrethimi i padurueshëm armiqësor. Një arratisje e financuar nga vjedhjet.
Filmi e ka pasur premierën më 14 qershor 2019, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmi Emden Nordenery. Filmi aty është nominuar për NDR Film Award për të rinj.
Bashkangjitur gjeni linkun e trailerit të filmit. /KultPlus.com