12 Gusht, 2017 - 9:36 pm
Filmi “Buffet Zeljezara”, i regjisorit Goran Devic ka dalë fitues i edicionit të fundit të DokuFest, i cili sapo ka përmbyllur këtë mbrëmje me ndarjen e çmimeve, shkruan KultPlus.
Juria që ka vlerësuar për ndarjen e këtij çmimi ka vlerësuar këtë film si një portret i punuar në mënyrë eksperte të një komuniteti që lufton me realitetet ekonomike të popullatës që po pakësohet. Me shkathtësi kap pronarët e kafenesë dhe vizitorët me humor të hollë dhe një intimitet që tregon se sa e vështirë është t’i thuash lamtumirë shtëpisë. Goran Devic është regjisor kroat, kurse në këtë ceremoni janë dhënë edhe shumë çmime nëpër kategori të ndryshme.
Ndërsa filmat tjetër që janë shpërblyer në kategori tjera janë:
“Çmim Special” në kategorinë për filmin më të mirë ballkanik “Oni samo dolaze i odlaze”.
“Çmim Special” në kategorinë për filmin më të mirë dokumentar ndërkombëtar të metrazhit të gjatë “69 minutes of 86 days”, me regji të Egil Håskjold Larsen.
Filmi më i mirë dokumentar ndërkombëtar u metrazhit të gjatë “El Mar La Mar”, nga Joshua Bonnetta, J.P. Sniadecki.
Filmi më i mirë dokumentar ndërkombëtar i metrazhit të shkurtë “If Only there ëere peace”, nga Carmine Grimaldi, Deniz Tortum.
“Çmim Special” në kategorinë për filmin më të mirë për të drejtat e njeriut “A feeling greater than love”, nga Mary Jirmanus Saba.
Filmi më i mirë për të drejtat e njeriut “The ëat shoë” nga Andreas Dalsgaard, Obaidah Zytoon.
Filmi më i mirë për ambinetin “Ama-San”, nga Cláudia Varejão.
Filmi më i mirë i shkurtë, fituesi i dytë “The chimerical Museum of shifting shapes”, nga Damián Alquichire.
Filmi më i mirë i shkurtë, fituesi i parë “ A droëing Man”, nga Mahdi Fleifel.
“Çmim Special” në kategorinë për garën kombëtare filmi “Ethnophobia”, nga Joan Zhonga.
Filmi më i mirë në garën kombëtare “Sans Le Kosovo”, nga Dea Gjinovci.
Çmimi i audeincës për filmin “Me dasht’ Me dasht’ Me dasht’ nga Ilir Hasanaj. /KultPlus.com