27 Shkurt, 2018 - 1:30 pm
Ka nis më 22 shkurt ndërsa përfundon më 23 mars. Kjo është ngjarja kulturore “BallkanTage” apo “Ditët e Ballkanit” e cila po mbahet në Munchen të Gjermanisë, shkruan KultPlus.
Kësisoj në këtë ngjarje me aktivitete e tyre kulturore dhe filmike prezantohen të gjitha Shtetet Ballkanike si Shqipëria, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia e poashtu edhe Kosova.
Pjesë e kësaj ngjarje nga Kosova, do të jetë regjisori kosovar dhe producenti Burim Haliti me katër filma. Ai këtë lajm e ndau me KultPlus, duke thënë se poashtu është edhe përfaqësues i Kosovës.
“Unë, Burim Haliti regjisor filmi më 3 mars, jam i ftuar nga organizatorët e “BallkanTage” dhe njëkohësisht jam i zgjedhur që ta përfaqësoj Kosovën në këtë ngjarje Kulturore në Munchen, ku do të prezantohem me katër nga filmat e mi të fundit”, ka thënë Burimi për KultPlus.
“Hekurishtja”, “Çlirimi” janë filmat me regji të Halitit ndërsa “The Junction” dhe “Piano” ai është producent. Këta filma Burim Haliti, do t’i prezantoj edhe në këtë ngjarje kulturore, pasi që, deri më tani me këta filma ai numëron rreth 30 çmime ndërkombëtare./ KultPlus.com