8 Qershor, 2023 - 11:00 pm
Fansat e filmit klasik, “The French Connection”, janë zemëruar pasi që një skenë e filmit është censuruar pa paralajmërim.
Ata janë befasuar kur pas dhjetë minutave të filmit kanë parë diçka që është hequr nga drama e Ëilliam Friedkinit.
Skena në fjalë përmban një dialog midis personazheve, Popeye dhe Cloudy, ku përdoret një fyerje në baza racore.
“Ata e kanë vandalizuar një vepër arti. Ky është vandalizim nga ana e korporatave pavarësisht se si e rrotullon gjuhën korporata në fjalë”, ka thënë njëri prej fansave./KultPlus.com