22 Nëntor, 2021 - 10:00 am
Seriali ‘’Welcome to Utmark’ fitoi çmimin ‘Golden Frog’ në konkursin e serialeve televizive në Camerimage, shkruan KultPlus.
“Ndjehem i përulur dhe i nderuar që jam nominuar me njerëz që i shoh dhe i admiroj, faleminderit shumë festivalit dhe jurisë për këtë çmim të mrekullueshëm” tha Andreas Johannessen, pjesëtar i stafit realizues të filmit.
Ne serialin “Welcome to Utmark” marrin pjesë dy aktoret shqiptare nga Kosova, May-Linda Kosumovic dhe Rozafa Çelaj.
Seria ‘Welcome to Utmark’ përbëhet nga tetë episoda është shkruar nga skenaristi danez Kim Fupz Aakeson./KultPlus.com