7 Janar, 2020 - 11:30 am
Janë publikuarit nominimet për edicionin e 73 të Çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit, që njihen si BAFTA, ceremonia e të cilit do të mbahet në datën 2 shkurt, në Londër. “Joker” është filmi me më shumë nominime, plot 11, ndërsa “The Irishman” dhe “Once Upon a Time in Hollywood” ndjekin me nga 10 nominime secili.
Drama “Joker” me protagonist Joaquin Phoenix dhe regjisor Todd Philips duket se do të dominojë mbrëmjen, pasi do të konkurrojë për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin protagonist më të mirë, skenarin e përshtatur më të mirë, montazhin më të mirë, “make up”-in më të mirë dhe zërin më të mirë.
Të dielën në mbrëmje, Joaquin Phoenix fitoi çmimin “Golden Globe” si aktori më i mirë për interpretimin e tij në filmin “Joker”. Në kategorinë e aktorit më të mirë joprotagonist do të jetë një “luftë” e fortë me Al Pacino e Joe Pesci (The Irishman) dhe Tom Hanks (A Beautiful Day in the Neighbourhood), Sir Anthony Hopkins (The Two Popes) dhe Brad Pitt (Once Upon a Time…) /KultPlus.com