11 Maj, 2023 - 11:47 pm
Aktoret Jamie Lee Curtis e Lindsay Lohan luajnë rolet e personazhenve nënë e bijë në filmin e Diznit “Freaky Friday”, që u realizua në vitin 2003.
Ato po bashkohen sërish për rolet, kësaj radhe për paraqitje në filmin me po këtë titull, ripunim.
Kjo po ndodh 20 vite pas lansimit të filmit origjinal.
Pritet që Curtis e Lohan të paraqiten sërish me rolet e njëjta, si Ana e Tes Kollmen.
Ngjarja në filmin origjinal Freaky Friday zhvillohet rreth të dyjave, ku ato zgjohen në një mëngjes dhe kuptojnë se janë transformuar në trupat e njëra-tjetrës, apo kanë ndërruar trupat.
Filmi “Freaky Friday” bazohet në romanin e Mary Rodgers, me po këtë titull, të cilin Meri e shkroi në vitin 1972. Ky film ka fituar 160 milion dollarë në mbarë globin.
Tregimi i tij u përshtat për ekran dy herë para vitit 2003, një herë në vitin 1976 ku me role paraqiten Barbara Harris e Jodie Foster, dhe në vitin 1995 ku paraqiten Shelley Long e Gaby Hoffman. Por verzioni ku paraqiten Curtis e Lohan ishte më i suksesshmi.
Fjalët se do të ketë edhe një film të ri “Freaky Friday” qarkulluan edhe në shkurt të këtij viti kur Curtis e postoi një fotografi të sajën me Lohan në Instagram, ku në një mënyrë bëri të ditur se ka diçka rreth projektit të ri.
Disney e ka konfirmuar se është duke u zhvilluar filmi i ri vazhdim “Freaky Day”./21media/ KultPlus.com