13 Janar, 2024 - 10:30 pm
Sot janë bërë 25 vite pa aktorin e njohur kosovar, Shani Pallaska, shkruan KultPlus.
Ai ishte aktor i teatrit, filmit televiziv, dhe ekranit të madh. Ai u lind në Gjakovë më 1928, por artin e tij e përkreu në Teatrin Krahinor të Prishtinës (TKP) dhe në studion filmike Kosovafilmi.
Sot aktori u përkujtua nga nipi i tij, Dastid Pallaska.
”25 vjet pa gjyshin. Ishe dhe mbete klasë më vete”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. / KultPlus.com