Dea Open Air, filmat e ditës së dytë të festivalit

10 Tetor, 2023 - 8:00 pm

Në natën e dytë të Dea Open Air janë shfaqur filma të sesioneve të ndryshme. Në sesionin e filmit dokumentar është shfaqur “Fluturat” i Bujar Alimanit, një prodhim i vitit 2022, 86 minuta.

Nga sesioni i filmit të shkurtër mund të veçojmë regjisoren kosovare Lorena Sopi me filmin “Heroi i shkretëtirës”, “Më pak fjalë” një prodhim izraelit, “Vetëm ne të dy’, produksion francez, etj.

Nga programi i filmit me metrazh të gjatë, u shfaq në sallën Black Box, “Çarter” i Amanda Kernell dhe “Copa të zeza” nga Alessio Liguori, prodhim i vitit 2023.

Në programin e sotëm, paraditen e ditës së 3-të të Dea Open Air, ishte vendosur “Universiteti i Prishtinës”, film dokumentar nga Ekrem Xani. Ndërsa mbrëmja i rezervohet filmave të metrazhit të gjatë: “Më prek” nga Boris Kazhdan (Izrael) dhe “Biznesi i kënaqësisë” nga Goce Cvetanovski (Maqedonia e Veriut).

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air do të vazhdojë deri më 12 tetor. Ky është edicioni i dhjetë i tij./ KultPlus.com

Të ngjajshme