Dennis Quaid: Kokaina ishte përfshirë shpesh në buxhetin e filmave

24 Korrik, 2018 - 6:40 pm

Aktori i famshëm amerikan Dennis Quaid ka dhënë një intervistë për “Megyn Kelly Today”, rrjetin televiziv amerikan NBC, ku ka folur për rolin e ardhshëm të Presidentit të 40 të Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan.

Në një bisedë, e cila u zhvillua në rënçin e Reganit në Kaliforni, Quaid zbuloi se ai ishte presidenti i preferuar i tij.

Aktori ka folur hapur për martesën me aktoren Meg Ryan, 18 vjet pas shkurorëzimit, për të cilën thotë se kishte mbetur nën hijen e aktores pasi ishte për një kohë nën ndikimin e substancave narkotike.

Kokainë konsumonte çdo ditë të jetës së tij, ku më pas për shumë vite luftoi që ta mposhte varësinë ndaj saj. Për shkak të kokainës, ai qëndronte zgjuar gjatë gjithë natën, ku mund të flinte vetëm një orë.

“Unë u rrita në vitet 70-ta dhe 80-ta, kur marrëdhënia me kokainën ishte krejtësisht e ndryshme”, tha aktori. “Kokaina shpesh është përfshirë në buxhetin e filmave”, tha ai.

“Kam kaluar natën dhe net duke iu lutur Zotit për të më marrë jetën sa më shpejt që të mundet. U nxita që të mos e bëja më kurrë, sepse vetëm një orë gjumë kam fjetur në atëkohë”, tha aktori 64-vjeçar amerikan.

Ai u ndalua së konsumuari drogë, vetëm në saje një program rehabilitimi shumë të vështirë. /KultPlus.com

Të ngjajshme