15 Tetor, 2020 - 11:45 pm
Dhjetë filma të animuar shqiptarë nga fondi i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit do të shfaqen në një program origjinal të kuruar nga Louise Burkart, kuratore dhe restauratore e Arkivit Gjerman të Filmit.
Kjo dhjetëshe është një përzgjedhje e prodhimit të viteve ’80 dhe ’90 nga autorë si Stefan Taçi, Artur Dauti dhe Boris Ikonomi, Artan Maku, Shaqir Veseli, Gëzim Qendro, Albert Malltezi, Rikarda Nova dhe Ergys Faja.
Disa prej titujve shfaqen për herë të parë jashtë vendit në realizimin e kësaj shfaqje për publikun parizien.
Filmat e animuar do të shfaqen në kinemanë Forum “des images” në qendër të qytetit në Châtelet – Les Halles, në dt 22 Tetor, ora 18:30.
Gjëra që nuk ndryshojnë – Stefan Taçi
Kënga e Fundit – Artan Maku
Fetish – Albert Malltezi
Guernica – Shaqir Veseli
Loja e Djallit – Rikarda Hova dhe Ergys Faja
Ëndrrat nuk vdesin – Robert Qafzezi
Sizifi – Stefan Taçi
Parrulla – Gezim Qendro
Zëri i Tokës, Zëri i Gjakut – Artur Dauti dhe Boris Ikonomi. / KultPlus.com