2 Tetor, 2018 - 4:00 pm
Filmi “Diamanti” është një vazhdim i rrugëtimit të karaktereve nga filmi “Zonjusha” (nëse nuk e keni parë filmin, mund ta shikoni në gjirafavideo.com). Megjithatë nëse nuk ju premton koha, pa merak, sepse filmi “Zonjusha” nuk është parakusht i domosdoshëm, pasi që filmi “Diamanti” qëndron edhe si film në vete.
Pas kritikave të mira dhe suksesit të filmit “Zonjusha,” ekipi artistik dhe teknik i filmit, përjetuan një shpërthim entuziazmi, vullneti, dhe vizioni. Por, mbi të gjitha, kishin një ndjenjë përgjegjësie ndaj publikut, që me një investim madhor, të krijojnë filmin e radhës “Diamanti”.
Filmi “Diamanti,” i përket zhanrit krim- komedi, dhe shtjellon shumë tema rreth një diamanti me vlerë. Ndeshja e fuqive kërcënuese, intelektuale, joshëse e seksuale, ndodh kur shfaqet dëshira të mbahet në dorë, njëherë, ky gur i çmuar.
Teknologjia, artistët, dhe dialogjet e implikuara në këtë film vendosin një standard të ri të filmbërjes kosovare, për kinematë vendore dhe rajonale.
Filmi Diamanti është prodhim i A&G Production ne bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, IKONE Studio dhe GjirafaStudios.
Fotograf: Arton Humolli
Kostumet e filmit: Edona Reshitaj
Grimi: Aida Kelmendi
Regjia: Genc Berisha, Skenari: Besart Sllamniku dhe Lulzim Bucolli. Aktorët: Luan Jaha, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, MAJK / Kastriot Rexha, Edona Reshitaj, Ilir Prapashtica, Irena Cahani, Anila Krasniqi, Lulzim Bucolli, Fiona Gllavica. “Diamanti” në CINEPLEXX nga 25 Tetori./KultPlus.com