8 Tetor, 2020 - 4:56 pm
Filmi ‘Dilema e Ismailit’ nën regjinë dhe skenarin e Dhimitër Ismailaj-Valona është bërë pjesë e Festivalit Hebrej të Filmit të Toronto, shkruan KultPlus.
Lajmin e bëri të ditur vetë regjisori i filmit, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Filmi i metrazhit të shkurtër “Dilema e Ismailit” pasqyron Shqipërinë e vitit 1944, kohën kur nazistët e kishin bërë luftën pjesë të pandashme të jetës. Njëri nga personazhet kryesore të këtij filmi, Ismaili përballet me një nga dilemat më të mëdha të kohës. Për një periudhë të gjatë shtëpia ku ai banonte me familjen e tij, ishte bërë streha më e ngrohtë për dy hebrenjtë që ikja e fshehja ju kishte bërë sinonim i jetës. / KultPlus.com