Diskutim publik në Kinemanë ‘Jusuf Gërvalla’ me temën ‘Rikthimi i Qytetit’

10 Gusht, 2017 - 10:05 am

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Pejë në kuadër të temës së sivjetshme ”Rikthimi i Qytetit”, të edicionit të tetë të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar ’Anibar’, organizon ngjarjen e hapur për publikun në Kinemanë ‘Jusuf Gërvalla’, ku synohet të prezantohet dhe diskutohet kjo temë, përcjellë KultPlus.

Përmes shfaqjes së një filmi të shkurtër, prezantimit të një harte të objekteve publike të pashfrytëzueshme në Pejë si dhe një debati të hapur publik, aktiviteti i parë i Rikthimi i Qytetit!, ka për qëllim të informoj dhe të eksplorojë bashkë me publikun të dyja: natyrën dhe peizazhin urban, të renë dhe të vjetrën, në mënyrë që të gjallërohet përdorimi i hapësirave të pajeta bashkërisht me të gjithë komunitetin.

Diskutimi mbahet më datë 11 gusht në ora 18:00, në Kinemanë Kinema ‘Jusuf Gërvalla’. / KultPlus.com

Të ngjajshme