15 Tetor, 2022 - 10:22 pm
Filmi me metrazh të shkurtër “Ditë e Kuqe” me regji të Besim Ugzmajlit është shpërblyer edhe në një festival tjetër, shkruan KultPlus.
“Përhapja e kulturës dhe shikimi i botës me sy të ndryshëm”, është motoja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Basilicata”, derisa “Ditë e Kuqe” është shpërblyer me çmim special nga ta.
Ky është vetëm një nga sukseset e mëdha që filmi ka arritur gjatë rrugëtimit të tij në shumë vende të botës.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Basilicata është festivali i parë në botë që shpërblen filmat e shkurtër të realizuar me temën e ushqimit.
Edicioni i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Basilicata është zhvilluar më datat 6 dhe 7 tetor 2022 në Ruvo del Monte (PZ) në Itali. /KultPlus.com