DokuFest fton nxënësit e shkollave të mesme të aplikojnë për kampin dimëror

24 Nëntor, 2022 - 12:56 pm

DokuFest së fundmi ka ftuar nxënësit e shkollave të mesme të aplikojnë për kampin dimëror, si pjesë e gjeneratës XI së shkollës së filmit dokumentar, shkruan KultPlus.

Gjatë këtij kampi, nxënësit do të mësojnë proceset e rrëfimit vizual përmes mjeteve të ofruara, njohurive dhe asistencës profesionale.

Të gjithë nxënësit e interesuar thirrjet munden ti gjejnë në gjuhën shqipe, serbe, rome, turke dhe angleze duke vizituar faqën e internetit të DokuFest.

“Përgjatë 10 viteve që nga themelimi i shkollës të filmit “Future is Here”, DokuFest ka pasur një vorbull suksesi në te fuqizuarit të zërave të të rinjëve, duke ofruar një platformë të sigurt, njohuri të strukturimit të tregimit dhe mjeteve për të krijuar filma dokumentarë. Në shumë raste, të diplomuarit e shkollës kanë  vazhduar një karrierë në film dhe fusha të tjera artistike, duke raportuar se shkolla e filmit i ka frymëzuar ata të ndërmarrin veprime për çështje të caktuara shoqërore kryesisht përmes tregimit dhe kanaleve të tjera të rrëfimit”, thuhet në komunikatën e tyre.

Shpresa e DokuFest në themelimin e kësaj shkolle mbetet që ajo të rrënjos një ndjenjë të ekspirencave të rinisë së Kosovës për t’u rrëfyer si film. Tregime, nga ato të ballafaqimit si me të kaluarën ashtu dhe të tashmën, si personale ashtu dhe shoqërore e deri te eksplorimi i nënkulturave, janë ato të cilat në gjeneratat e kaluara të shkollës kanë udhëtuar në plot festivale filmi për t’i parë dhe dëgjuar bota!

Shkolla e filmit udhëhiqet nga mentorët profesinostë të filmit, regjirsorja Blerta Zerqiri, regjisori dhe artisti Leart Rama ndihmuar nga producenti dhe udhëheqësi i departamentit DokuLab, Eroll Bilibani. Trajnimin fotografia në film do të udhëhiqet nga regjisori në DokuFest, Samir Karahoda edhe këtë vit, sikurse në vitet e kaluara ‘Future is Here’ do të sjell ligjerata dhe masterklasa nga regjisorë, artistë, montazhe, profesionistë të zërit në film, dhe profesiontë të fushave tjera të filmit.

Filmat e prodhuar do të kenë premierë në edicionin e 22-të të DokuFest, në datat 4 -12 gusht 2023.

Shkolla e filmit dokumentar është pjesë e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” që synon të promovojë vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut përmes filmit dhe fuqizohet nga organizata ‘National Endowment for Democracy’.

Nxënësit duhet të jenë në shkollë të mesme derisa si kriter tjetër gjithashtu përfshin edhe aftësitë e mira komunikimi në gjuhën angleze.

Afati për alikim është deri më 23 dhjetor, derisa kampi do të zgjasë një javë, pra, gjatë pushimit dimëror. /KultPlus.com

Të ngjajshme