1 Nëntor, 2018 - 1:00 pm
DokuFest ka vizituar Hanin e Elezit në kuadër të projektit “Filmi dhe Mediat Faktike” ku ka shfaqur filmin dokumentar “Point and Shoot”.
Përmes filmit dokumentar dhe përdorimit të mediave faktike, DokuFest me projektin “Filmi dhe Mediat Faktike” synon që të inkurajojë aktivizimin civil dhe ngritjen e vetëdijes e forcimit të imunitetit të komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm.
Pas shfaqjes së filmit dokumentar “Point and Shoot” në Shkollën e Mesme “Dardania” të Hanit të Elezit, është zhvilluar edhe diskutimi me nxënës lidhur me temat në fjalë.Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkarhja e Luksemburgut për shoqërinë civilë në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit për Shoqëri Civile (KCSF)./KultPlus.com