DokuFest shpalos temën dhe identitetin vizual të edicionit të 22-të

21 Korrik, 2023 - 2:00 pm

Tema e këtij viti të DokuFest, do të jetë pikërisht marrëdhënia mes njeriut dhe inteligjencës arti­ciale. Duke marrë shkas edhe prej temës së vitit të shkuar, ku në qendër ishin vëzhgime dhe pikëpyetje eksiztenciale mbi njerëzimin në krizë, këtë vit festivali rikthehet me një tjetër dilemë globale, që na nxit të eksplorojmë dhe mundohemi të kuptojmë ndikimin dhe pasojat e këtij zhvillimi teknologjik, në të ardhmen tonë, përcjell KultPlus.

”Vetëdija njerëzore, është një trashëgimi e paprekshme për universin dhe procesin evolutiv që njohim, e kanosur për zhdukje, jo domosdoshmërisht për shkak se inteligjenca arti­ciale mund të pretendojë të kontrollojë botën, sesa prej krizave klimatike të shkaktuara nga inteligjenca njerëzore, e shumëzuar së bashku. “I AM AI AM I” është një shtysë për të na nxitur të kuptojmë natyrën themelore të inteligjencës arti­ciale, përballë ekzistencës njerëzore”, thuhet në komunikatë duke parashtruar tutje pyetjen se a do të mundet që AI të shprehë ekzistencën vetjake dhe të zhvillohet si një inteligjencë e re dhe e ndarë nga ajo njerëzore? Nëse AI është një arkivë, a do të jetë në gjendje të na udhëzojë mbi vlerat që e formësojnë identitetin tonë njerëzor? Përmes, ­lmave të cilët në një mënyrë a tjetër trajtojnë tematika të lidhura me inteligjencën arti­ciale, ­lmit hapës e mbyllës, një ditë plotë të programit dedikuar AI dhe zhvillimit të identitetit pamor dhe fushatës së punuar pjesërisht me ndihmen e AI dhe ChatGPT, festivali synon dhe fton në zhvillimin e debatit në lidhje me një temë të gjërë aktuale sa i përket marrëdhënies së njerëzores me teknologjinë.

­Identiteti pamor i fushatës është zhvilluar nga Ali Cindoruk i Zyrës Khora. Gjeagjëza e koduar ”I AM AI AM I” është një ndërveprim simetrik midis një shprehjeje ekzistenciale letrare dhe natyrës binare të habitatit llogaritës të AI, që të dyja janë krijime njerëzore të bazuara në gjuhë. Fjalori pamor i modeleve më shumë shtresa të bazuara në glifet dhe karakteret alfanumerike i jep thellësi historike dhe futuristike dizajnit, në emër të mjeteve të hershme grafike të llogaritjes dhe një morie mundësish që ka e ardhmja e AI.

”Teksa ju ndajmë temën e festivalit të këtij edicioni të 22-të, gjejmë rastin t’ju ftojmë për të qenë pjesë e edicionit të 22-të të DokuFest. Na ndiqni në rrjete sociale për përditësime të reja, mbi ngjarjet e ardhshme. E vlerësojmë mbështetjen tuaj për të nxitur dhe vlerësuar kineastët e talentuar dhe ju themi që jemi të hapur për të bashkëpunuar në DokuFest 2023”, thuhet në komunikatë. / KultPlus.com

Të ngjajshme