Dokumentar për romancën e madhe të Leonard Cohenit

28 Maj, 2019 - 4:00 pm

Romanca e këngëtarit Leonard Cohen dhe muza e tij, Marianne Ihlen, e cila ishte kryesorja në frymëzimin për hitet “So Long, Marianne” dhe “Bird on a Wire” është treguar në filmin dokumentar ” Marianne & Leonard: Words Of Love”.

Videoja e filmit fillon me vdekjen e Ihlenit në korrik të vitit 2016, e cila ndiqet nga një lexim i një pjese të letrës së dashurisë së Cohenit: “E dashura Marianne, unë jam pak pas teje. Mjaft afër për të marrë përdore”.

Cohen vdiq katër muaj më vonë, më 7 nëntor të të njëjtit vit. Premiera e dokumentarit është shfaqur në festivalin, Sundance dhe tregon takimin e Cohenit me Mariannen në vitin 1960 në ishullin grek, Hidra, ndërsa këngëtari ishte në fillim të karrierës.

Çifti ka jetuar për disa vite “jetën përrallore” si krijues, në komunitetin e bohemëve, para se ai të bëhet yll në Shtetet e Bashkuara.

Pastaj marrëdhënia e tyre u bë gjithnjë e më komplekse. Regjisori i filmit është Nick Brumfield dhe dokumentari do të fillojë të shfaqet në kinema më 5 korrik. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme