Dokumentari ‘Harry & Meghan’ renditet si debutimi më i madh dokumentar i Netflix

14 Dhjetor, 2022 - 10:00 am

Seriali dokumentar i Netflix për Princin Harry dhe gruan e tij Meghan grumbulloi më shumw shikime në shërbimin e transmetimit se çdo dokumentar tjetër gjatë javës së parë, tha kompania të martën, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.

Tre episodet e para të “Harry & Meghan” regjistruan 81.55 milionë shikime pas debutimit të tij të enjten e kaluar, tha Netflix në një deklaratë. Më shumë se 28 milionë familje shikuan të paktën një pjesë të serialit.

“Harry & Meghan” ishte seriali i dytë më i ndjekur në gjuhën angleze në Netflix në nivel global midis 5 dhe 11 dhjetor, pas dramës Addams Family “Wednesday”. “Harry & Meghan” ishte seriali numër një në gjuhën angleze gjatë javës në Britani.

Në tre episodet e para, Duka dhe Dukesha e Sussex bënë një sërë zbulimesh, me Meghan duke kujtuar kërcënimin e saj të parë me vdekje dhe Harry duke folur për veshjen e maskave në takimet e tyre./KultPlus.com

Të ngjajshme