1 Prill, 2021 - 4:36 pm
Dokumentari i metrazhit të shkurtët, i realizuar nën regjinë e Mentor Selmanit, është shpallur fitues i çmimit kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Barcelonë, përcjell KultPlus.
“Omonimia” dokumenton rrugëtimit personal të Massimos si dhe rrëfimin për paraardhësit e tij.
Kineatisti italian, Massimo Benvegnù, përmes ujrave të Detit Adriatik arrin në Shqipëri. Gjatë luftës së dytë boterore gjyshi i tij, Antonio vdiq në një fushbetejë në një kënd të largët të Evropës Lindore, në fshatin që qëndron mes maleve e legjendave, aty ku dhe historia mbanë një peshë të madhe, Mezhgoranin e Teplenës, vendin ku edhe sot eshtrat e tij gjejnë prehjen. / KultPlus.com