Dokumentari për Kosovën shfaqet në disa qytete amerikane (VIDEO)

21 Tetor, 2017 - 8:20 pm

Dokumentari “Me një filxhan sheqeri”, që është një rrëfim për Kosovën dhe rrugëtimin e shtetit më të ri të Evropës drejt pavarësisë, do të shfaqet në disa qytete të shtetit amerikan të Iowas nga 21 tetori, deri më 27 tetor.

Dokumentari është prodhim i regjisorit amerikan Luke Harwath.

Ky film u nisë para tre vitesh. Filmi tregon për përpjekjet e shtetit të Kosovës për t’u bërë i pavarur dhe shpalljen e pavarësisë.

Iowa ka krijuar një lidhje të veçantë me Kosovën, pasi nga ky shtet amerikan ka pasur disa njësite ushtarake që kanë shërbyer në Kosovë.

Pjesë e dokumentarit janë edhe disa nga figurat tona publike si Atifete Jahjaga e Mimoza Kusari –Lila. /KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?time_continue=58&v=5iaxg2MWKSI

Të ngjajshme