23 Nëntor, 2021 - 12:49 pm
Në ambientet e Kino Armatës në Prishtinë, në mbrëmjen e sotme do të prezantohet dokumentari “Run for Sharr”, që vjen në bashkëpunim me Fondacionit Utalaya dhe WWF Adria, shkruan KultPlus.
Në këtë dokumentar do të prezantohen xhirimet katër ditore, të cilat janë realizuar në gusht të këtij viti, ku edhe është mbajtur maratona 4-ditore, me qëllim të promovimit të rëndësisë së Parkut Kombëtar Sharri në Kosovë.
“E shoqëruar nga alpinistë të tjerë, Uta Ibrahimi, alpiniste dhe vrapuese e njohur ka kapur bukurinë e malit dhe ka nxjerrë në pah pasojat e sjelljes së papërgjegjshme ndaj burimeve natyrore”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Në kuadër të prezantimit të dokumentarit, do të jetë edhe një panel diskutimi, ku edhe do të prezantohet rëndësia e Maleve të Sharrit.
Kjo ngjarje do të mbahet prej orës 19:00./ KultPlus.com