Downey Jr dhe Hathaway nominohen për aktrimin më të keq

12 Mars, 2021 - 8:05 pm

Gazeta “The Irish Times” e përshkroi filmin si “pikën më të ulët të ndonjë karriere”, teksa “The Guardian” shkroi se “sa herë që Downey e hapte gojën për të shkretuar diçka, filmi vdiste edhe më shumë”, transmeton KultPlus

Filmi i ribërë “Dr Dolittle”, i aktorit të njohur Robert Downey Jr, ia ka mundësuar atij që të hyjë në garë për disa çmime të shëmtuara në “Razzie Awards”.

I njohur ndryshe edhe si “Golden Raspberry Awards”, ceremonia nderon filmat më të këqij të vitit. Në vitet e fundit fitues të çmimit jo edhe aq të njohur ishin “Cats” dhe “The Emoji Movie”.

Aktori i njohur Downey Jr është nominuar për çmimin “Aktori më i keq” dhe kombinimin më të lodhtë në ekran për bashkëpunimin me theksin jo aq bindës uellsian.

Dolittle ishte cilësuar si “shumë i tmerrshëm” nga kritiku i filmit të BBC-së, Mark Kerode.

Gazeta “The Irish Times” e përshkroi filmin si “pikën më të ulët të ndonjë karriere”, teksa “The Guardian” shkroi se “sa herë që Downey e hapte gojën për të shkretuar diçka, filmi vdiste edhe më shumë”.

Ndërkaq me nominimin për “Aktoren më të mirë” është “nderuar” aktorja Anne Hathaway, fituese e çmimit “Oscar”. Ajo është nominuar për dy rolet në filmat “The Last Thing He Wanted” dhe “The Witches”.

Ky film ishte kritikuar ashpër nga aktivistët për njerëzit me nevoja të veçanta për shfaqjen e dallimit në gjymtyrë sepse në film personazhet kishin duar dhe këmbë që dallonin nga njëra-tjetra.

Trileri erotik nga Polonia, “365 Days” është filmi me më së shumti nominime, gjithsej gjashtë “Razzie”.

Filmi nxiti reagime të ashpra dhe u bë thirrje për heqjen nga lista e “Netflixit”. Këngëtarja Duffy, që gjatë vitit të kaluar kishte pohuar të ishte kidnapuar dhe dhunuar, ka thënë se filmi glorifikon realitetin brutal të trafikimit seksual.

Ndërkohë, aktori tjetër i njohur, Adam Sandler, që gjatë viteve të shkuara ishte nominuar për disa “Razzie”, është kthyer në listë për kategorinë aktori më i keq për rolin e tij në filmin “Hubie Halloween”.

Listës së nominimeve nuk i janë shmangur edhe anëtarët e administratës së ish-presidentit Donald Trump. Avokati i tij, Rudy Giuliani është nominuar për dy çmime për shkak të paraqitjes së tij famëkeqe në vazhdimin e filmit të Boratit.

Filmi debutues i këngëtares Sia në rolin e regjisores, “Music” që e detyroi atë të bënte një kërkimfalje publike për portretizimin e personave me autizëm, ka marrë katër nominime. Filmi i cilësuar nga “The Hollywood Reporter” si mizori sentimentale, që duhet të vendoset për paralajmërim për të gjithë ata që kanë çrregullime ose probleme me shpinën.

Në listën e nominimeve kishte edhe befasi. Glenn Close siguroi nominimin për kategorinë e aktores më të keqe përkrahëse për “Hillbilly Elegy”, film që mori vlerësime të dobëta nga kritikët.

Mirëpo kjo nuk ka lidhje për aktoren veterane që sivjet ka një mundësi të artë që të fitojë çmimin “Oscar” për rolin gjatë së hënës.

Në rast se ka sukses, do të jetë vetëm hera e tretë në histori që një aktor nominohet për dy çmimet për të njëjtin rol. Ashtu siç kanë bërë më parë James Coco dhe Amy Irving. / KultPlus.com

Të ngjajshme