10 Dhjetor, 2019 - 4:00 pm
Nëse jeni në mesin e personave që iu pëlqejnë filmat e frikshëm, atëherë kemi disa lajme të mira për ju.
Një studim i kryer nga Universiteti Westminster, i publikuar së pari në ‘The Telegraph’, ka zbuluar se shikimi i filmave të frikshëm mund të ndikojë që shikuesi t’i djegë deri në 113 kalori.
Pra, kjo parimisht është ekuivalente me një ecje 30-minutëshe.
Por kjo nuk do të thotë se do t’i shijoni përfitimet e ajrit të freskët në natyrë duke qëndruar në shtëpi.
Për të rënë në këtë përfundim, shkencëtarët i kanë matur rrahjet e zemrës, oksigjenin dhe lirimin e dyoksidit të karbonit derisa dikush ishte duke shikuar film horror.
Në fund të studimit, rezultatet kishin treguar se numri i kalorive të djegura ishte rritur dukshëm deri në fund të filmit.
Ndërsa, sipas pjesëmarrësve, filmi më i frikshëm ka qenë ai i regjisorit Stanley Kubrick “The Shinning”, ku mesatarisht kishte ndikuar që shikuesit të djegin mbi 184 kalori për 2 orë e 26 minuta. /KultPlus.com