21 Maj, 2018 - 5:00 pm
Meghan Markle tregoi shkurtimisht se si e sheh rolin e ri të saj si Dukeshë e Sussex-it në një biografi të publikuar në ueb-faqen e Mbretërisë britanike.
Ish-aktorja amerikane u martua me princin britanik, Harry, të shtunën.
Në biografi thuhet se Markle do të përqendrohet në çështjet sociale.
“Jam krenare që jam grua dhe feministe”, citohet të ketë thënë Markle, transmeton rel.
Biografia nuk e përmend rolin e saj prej shtatë vjetësh si Rachel Zane në dramën televizive amerikane “Suits”.
Princi Harry dhe bashkëshortja e tij u emëruan Duka dhe Dukesha e Sussex-it pasi u martuan të shtunën në Kishën St.George./ KultPlus.com