15 Janar, 2018 - 12:28 pm
Dy persona të afërt me Eliza Dushku, agjenti i saj në atë kohë JoAnne Colonna dhe një mik i vjetër Peter Conti, kanë konfirmuar deklaratën e aktores për sulmin seksual nga koordinatori Joel Kramer gjatë filmimit “True Lies” kur ajo ishte vetëm 12 vjeçare, përcjellë KultPlus.
Kramer, i cili ishte 36 vjeçar në atë kohë, i ka mohuar akuzat. Colonna, tani një menaxher, e kishte përfaqësuar Dushkun për tre vjet në kohën kur aktorja e re mori rolin e “True Lies”. Colonna ishte “shoqja e fortë femër e pjekur në të cilin kisha besuar sekretin tim të tmerrshëm” që Dushku i referohej në postimin e saj në Facebook.
Conti, një profesor dhe shkrimtar i kolegjit, është një mik i ngushtë i Dushkut dhe Colonnas, i cili e ka njohur Dushkun që kur ishte 11 vjeçare. Ai i tha Deadline se ajo ia besoi atij historinë e këtij incidenti në të cilin Kramer, nën pretekstin e një ndeje në pishinë, joshi Dushkun në dhomën e tij të hotelit. Conti, së pari e kishte dëgjuar këtë tregimi nga Eliza, pak pasi kishte ndodhur sulmi ndërsa ajo ende po xhironte “True Lies”. Ai thotë se historia që ndau me të aktorja 25 vjet më parë ishte në përputhje me historinë që ajo tregoi tani në Facebook.
“Ajo ishte me të vërtetë shumë e tronditur, ajo tha se ishte një situatë e keqe”, tha Conti.
Ai tha se donte të shkonte dhe të ballafaqohej me Kramerin, por Dushku i kishte thënë atij që ta linte atë sepse ajo kishte shumë frikë.
Conti vazhdimisht ishte përpjekur të përballet me Kramer në premierën e filmit “True Lies” në Westwood.
“Mendova se do ta rrihte, ne u mundonim ta ndalnim atë”, kujton Colonna për incidentin, duke vënë në dukje se ajo i kërkoi ndihmë sigurimit për të shmangur konfrontimin fizik.
Conti tha se është dashur të kalojnë rreth dhjetë vite që Eliza ta hapte përsëri temën e incidentit. Ata e diskutuan atë edhe disa vjet më parë. “Këtë herë e pashë sa ajo e kishte ndikuar atë si fëmijë, dhe më shumë kur ajo u rrit, si një adoleshente. Biseduam që ky tregim të dilte por ajo tha “çfarë mund të bëj, nuk ka prova”.
Të shtunën Eliza Dushku më në fund tregoi kurajën e saj për ta publikuar rrëfimin e saj lidhur me abuzimin seksual nga Krammer i cili në atë kohë ishte 36 vjeçare, kurse Eliza vetëm 12 vjeçare. Eliza ishte inkurajuar nga shumë rrëfime të ngjashme që dolën në pah muajt e fundit.
“Duke i treguar më në fund këto fjalë dhe bërja publike e emrit të abuzuesit tim, më sjellë fillimin e një qetësie të re”, kishte shkruar aktorja shqiptare në fund të postimit të saj. / KultPlus.com