4 Janar, 2021 - 11:58 pm
Me regji të Jasmila Zbanic, filmi “Quo Vadis, Aida” do të prezantohet në edicionin i sivjetëm të ‘Golden Globes’ e në të cilin luan edhe aktori shqiptar Alban Ukaj, shkruan KultPlus
Filmi “Quo Vadis, Aida”, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila ka shërbyer në atë periudhë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Zbanic që është shpërblyer me filmin e saj “Grbavica”, ku edhe në vitin 2006 pat fituar Ariun e Artë në Berlin, duket se sërish ka kthyer vëmendjen e medieve dhe kritikëve të filmit.
Aktori shqiptar, Alban Ukaj që luan në këtë film ka rolin e përkthyesit Tarik.
Kujtojmë se në edicionin e 78-të të ‘Golden Globes’ do të prezentohet edhe filmi ‘Exil’, i regjisorit Visar Morina/ KultPlus.com