13 Qershor, 2023 - 9:45 pm
Chris Hemsworth mori pjesë në premierën e vazhdimit të filmit të tij aksion në Netflix “Extraction 2” në New York. Aktori australian portretizon një “mercenar të tregut të zi”, i ngarkuar me një mision tjetër vdekjeprurës: shpëtimin e familjes së goditur të një krimineli të pamëshirshëm gjeorgjian nga burgu ku po mbahen”.
Filmi bazohet në romanin grafik “Ciudad” nga Andre Parks. Në tapetin e kuq Hemsworth tha që mjafton të shohësh pjesën e parë, nuk është e nevojshme për të shijuar vazhdimin.
“Ky është një film i pavarur, ka një vazhdimësi nga disa nga elementët e filmit të parë, por ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë. Në filmin e parë ne e prekëm historinë emocionale të personazhit vetëm në disa skena, dhe kështu u siguruam që të integronim informacionin në atë film brenda këtij filmi.”
Aktorja Golshifteh Farahani rikthehet si Nik Khan, një personazh që ajo e adhuron: “Një grua, një heroine që nuk është një interes dashurie për dikë. Ajo nuk është e seksualizuar. Kjo më pëlqen tek ajo.”
Filmi do të nisë transmetimin në Netflix më 16 Qershor./KultPlus.com