“Falsifikatorët”, filmi që fitoi Oscar vjen në Ditën e Përkujtimit

27 Janar, 2025 - 1:00 pm

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ambasada e Republikës së Austrisë në Tiranë organizojnë sot, shfaqjen e filmit “Falsifikatorët”.

“Falsifikatorët” me regji të Stefan Ruzowitzky, është një prodhim austriako-gjerman. Filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë, në kampin e përqendrimit Sachsenhausen dhe tregon për programin më të madh të falsifikimit të parave nga nacionalsocialistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky program falsifikimi parash prej nazistëve njihet si “Aksioni Bernhard”.

Filmi trajton një aspekt pak të njohur të historisë së Holokaustit dhe njëkohësisht ngre pyetje thelbësore për jetën aktuale: pyetje për humanizmin dhe kurajon civile, për përshtatjen dhe rezistencën.

Filmi “Falsifikatorët” u vlerësua në vitin 2008 me çmimin Oskar si “Filmi më i mirë i huaj”.

“Falsifikatorët do të shfaqet pasditen e sotme, në Kinema “Millennium”, në gjuhën origjinale, me titra shqip./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme