28 Mars, 2018 - 4:10 pm
Shtëpia filmike “2B studio” me producent Bardhyl Bejtullahu, koproducent Besar Zahiti shpallë audicion për filmin e metrazhit të gjatë artistik “Familja” me skenar dhe regji të Durim Kryeziu, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Kërkohen aktorë për këto role:
LONA – mosha 16-20 vjeçare (përparësi do të kenë aplikueset që dinë të këndojnë, si dëshmi duhet të dërgojnë një video aktuale të xhiruar me telefon duke kënduar).
BARDHI – mosha 35-45 vjeçar.
SHEGA – mosha 35-45 vjeçare.
ADEMI – mosha 35-45 vjeçar.
GENTI – mosha12-16 vjeçar.
NITA – mosha 16-20 vjeçare (përparësi do të kenë aplikueset që dinë ti bien ndonjë instrumenti muzikor: kitare, piano, bateri etj).
DRENI – mosha 16-20 vjeçare (përparësi do të kenë aplikuesit që dinë ti bien ndonjë instrumenti muzikor : kitare, piano, bateri etj).
HANA – mosha 50-60 vjeçare.
MESUESJA – mosha 20-30 vjeçare.
REXHA – mosha 25-45 vjeçar.
Të interesuarit duhet të e dërgojnë CV-në, apo showreel për projektet filmike të deritanishme, dy fotografi (portret, pamje anash dhe para), poashtu edhe një videoprezantim të shkurtër, mund të jete i xhiruar me telefon.
Dërgimi i të dhënave është i hapur, deri më 04 prill 2018, për të gjithë aktorët shqiptar, të të gjitha trevave. Aktorët që do të futen në rrethin e ngushtë të seleksionimit do të ftohen në kinoprovë, që do të mbahet në Prishtinë./ KultPlus.com