13 Mars, 2020 - 10:47 pm
Lansimi i filmit të ri të “Fast and Furious” është shtyrë për gati një vit për shkak të ndikimit nga shpërthimi i koronavirusit që ka goditur Hollywoodin.
Filmi i ri, “F9”, ishte caktuar që të lansohet në muajin maj por tani ai nuk do të arrijë nëpër kinematë deri në muajin prill të vitit 2021, shkruan BBC.
“Është bërë e qartë se nuk do të jetë e mundshme për të gjithë fansat tonë në botë ta shohin filmin në këtë maj”, thuhet në një deklaratë në Twitter, transmeton KultPlus.
Në “F9” do të luajnë aktorët e famshëm si Vin Diesel, Michelle Rodriguez dhe Charlize Theron.
Për shkak të virusit COVID-19, është shtyrë edhe lansimi i disa filmave të tjerë, duke përfshirë “No Time To Die” të James Bondit, “A Quiet Place II” dhe “Peter Rabbit 2”.
“Fast and Furious” është njëra nga franshizat më të popullarizuara dhe më fitimprurëse në Hollywood. / KultPlus.com