22 Nëntor, 2019 - 8:00 pm
Karakteri i të ndjerit Paul Walker, Brian O’Connor, raportohet se do të kthehet në franshizën e “The Fast And The Furious”.
Ylli vdiq në moshën 40-vjeçare në vitin 2013, kur Porsche Carrera GT në të cilin ai ishte pasagjer doli nga kontrolli, duke u përplasur në dy pemë dhe duke shpërthyer në zjarr. Automjeti drejtohej nga shoku i tij Roger Rodas, i cili gjithashtu vdiq në aksident.
Walker luajti së bashku me Vin Diesel si polici i fshehtë Brian O’Connor në filmin e vitit 2001 The Fast and Furious, dhe e përsëriti rolin në disa vazhdime para vdekjes tragjike. Paraqitja e tij e fundit ishte në filmin e vitit 2015, Furious 7.
Megjithatë, sipas reporterit të showbizit Daniel Richtman, Brian do të rikthehet në ekrane në filmin e vitit 2020, “Fast & Furious 9” – megjithëse mbetet e paqartë nëse ndonjë aktor i ri do ta portretizojë rolin apo nëse do të përdoren pamje arkivore.
“Sapo e mora listën e re të kastit dhe me të disa lajme të mëdha që sigurisht do të jenë kontroverse”, tweetoi ai në fillim të këtij muaji. “Nuk jam i sigurt se si ndihem për këtë, por do të shohim”.
Ai më vonë e ndau tweetin përsëri, këtë herë duke i zbuluar lajmet: “Ka kaluar mjaft kohë. Po e rikthejnë personazhin e Paul Walkerit, Brian, në FF9.”
Drejtuesit në Universal, studioja e cila qëndron prapa filmit, nuk i kanë adresuar ende këto pohime.
“Fast & Furious 9”, ku interpretojnë Vin Diesel dhe John Cena, do të debutojë nëpër kinema më 22 maj 2020. /koha.net/ KultPlus.com