2 Nëntor, 2017 - 9:17 am
Familja e “Fast & Furious” po rrezikon që të shpërbëhet.
Tyrese Gibson, aktori që interpreton Roman Pearce në sagën e famshme, sulmoi në Instagram aktorin Dwayne “The Rock” Johnson, duke thënë se nëse ai kthehet për “Fast & Furious 9”, do të largohet nga kasti.
“Më vjen keq të njoftoj se nëse Dwayne është në Fast9, nuk do të jetë Roman Pearce. Nëse ngatërrohesh me familjen time, do të merrem me tënden”, shkroi Gibson, i cili e quajti “The Rock”-un një klloun, transmeton tch.
Universal Pictures nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë postim të Tyrese Gibson./ KultPlus.com