16 Shkurt, 2022 - 6:30 pm
Festivali gjerman i Filmit, Berlinale, nderoi aktoren franceze Isabelle Huppert duke i dhënë 68-vjeçares çmimin e karrierës ”Ariu i artë”.
”Huppert mori pjesë në një ceremoni çmimesh, të martën në mbrëmje, përmes një lidhjeje video nga Parisi”, theksuan organizatorët e festivalit.
Aktores iu desh të anulonte vizitën e saj të planifikuar për në festivalin e filmit sepse ajo rezultoi pozitive ndaj Covid-19.
Drejtoresha e festivalit, Mariette Rissenbeek e përshkroi Huppert si një “aktore shumë të pasionuar”, ndërsa kolegu i saj Carlo Chatrian foli për rolet e Huppert si “një personazh klasi”.
Aktori Lars Eidinger, bashkëprotagonist i Huppert në filmin e tij të fundit “About Joan”, ka folur për pamjen e saj të rezervuar në dukje.
“Në momentin që kamera sheh atë, ajo hapet”, vuri në dukje Eidinger.
“About Joan” u shfaq premierë të martën në mbrëmje si një shfaqje speciale gala në Berlinale.
Në filmin e regjisorit francez Laurent Larivière, Huppert dhe Eidinger, 46 vjeç, luajnë një çift me një ndryshim të dukshëm në moshë.
Disa filma do të shfaqen gjithashtu gjatë Berlinales duke përfshirë Huppert si “Tetë gratë” e François Ozon, “Gjërat që do të vijnë” të Mia Hansen-Love dhe thrillerin e Paul Verhoeven “Elle”./ KultPlus.com