15 Gusht, 2019 - 4:44 pm
Në vend të tepihut të kuq, në këtë edicion të Festivalit të Filmit në Sarajevë do të shtrohet tepihu tradicional boshnjak, shkruan KultPlus.
Ky tepih është shtruar për ta nderuar dhe promovuar traditën vendase, si në film ashtu edhe në kulturë. Tepihu është blerë me financa të dhuruara nga kryetari i qytetit të Sarajevës, Abdullah Skaka.
Dizajni i këtij tepihu ka elemente boshnjake nga viti 1930, dhe është hera e parë që refuzohet tepihu i kuq standart për këso evente.
Ky edicion i Festivalit të Filmit në Sarajevë do të fillojë me 16 gusht dhe do të zgjasë deri me 23 të këtij muaji./KultPlus.com