1 Shtator, 2020 - 10:28 am
Pandemia ka pamundësuar mbajtjen e shumë organizimeve kulturore, mirëpo jo edhe të Festivalit të Filmit në Venecia, shkruan KultPlus.
Festivali në të cilin do të ndahet çmimi “Luani i Artë” do të nis rrugëtimin më 2 shtator, për t’u përmbyllur më 12 shtator.
Këtë vit festivali do të ndahet në tre seksione: Venezia 77, Jashtë Konkurrencës dhe Horizonte, ndërkaq do të hapet me dramën “Laci” e Daniele Luchetti.
Ndërsa këtë vit, publikut i është kërkuar të mos e rrezikojë shëndetin duke marrë pjesë në ngjarje të këtilla ku mblidhen shumë njerëz, dhe kështu t’i rezistojnë dëshirës për t’i takuar idhujt e tyre të kinematografisë. Si pasojë, premierat me qilim të kuq për filmat pjesëmarrës të festivalit, do të zhvillohen pa prezencën e fansave.
KultPlus ua sjell listën e disa prej filmave që do të shfaqen: The Book of Vision, City Hall, The Disciple, Hopper/Welles, The Human Voice, In Between Dying, Mainstream, Nomadland, Notturno. Vitin e kaluar çmimin “Luani i Artë” e ka fituar Joker nga Todd Phillips. / KultPlus.com