17 Gusht, 2021 - 5:28 pm
Thith ajrin e asaj kohe dhe sigurisht që kjo nuk është e shëndetshme, pasi vetë ai është viktimë e kurtheve, censurës dhe persekutimit.
Por, pikërisht për këtë arsye, filmografia po përjeton një sezon të madh rilindjeje dhe denoncimi në Festivalin e Filmit në Venecia (1-11 shtator).
Kjo është kinemaja politike, kinemaja civile që po përditësohet deri në ditët e sotme duke u shndërruar në një dëshmi të çmuar.
Përveç temës së grave, politika është lajtmotivi i madh i këtij festivali.
Do të jetë filmi ”Sad film”, prej 12 minutash, jashtë konkurrimit që flet mbi shtypjen e përgjakshme të protestave kundër grushtit të shtetit në Mianmar, drejtori i së cilës është aq i rrezikuar sa fshihet pas një pseudonimi ”Vasili”.
Drejtori i festivalit, Alberto Barbera thotë se ”menduam se e kishim lënë pas barbarinë e luftës në vend që të gjendeshim përballë shumë konflikteve”.
”Liria, ne e shohim atë gjatë gjithë kohës, është në rrezik në shumë vende dhe gjithashtu në Evropë, ne jemi në një epokë të regjimeve të vrasjeve dhe kush më mirë se një kineast ka aftësinë të kapë këtë moment”, thekson ai.
Ndër filmat në garë janë ata të Erik Matti ”On the job: The missing 8” që flet për korrupsionin e medias në Filipine, apo ”Leave no traces” i Jan P. Matuszyński mbi torturat e autoriteteve komuniste në Poloni në 1983 në protestën e ”Solidarnost”-it, kur Grzegorz Przemyk, i biri i poeteshës së opozitës, Barbara Sadowska, arrestohet dhe rrihet nga një patrullë policie dhe vdes pas dy ditësh agoni apo filmi ”Captain Volkonogov” i Natasha Merkulova dhe Aleksey Chupov që flet për spastrimet staliniste të vitit 1938 në Bashkimin Sovjetik nga ana e NKDV-së.
Filmi ukrainas ”Reflection” i Valentyn Vasyanovych përqendrohet te kirurgu ukrainas, Serhiy, i kapur nga forcat ushtarake ruse në zonën e konfliktit në Ukrainën lindore, dhe ndërsa është në burg, është i ekspozuar ndaj poshtërimit dhe dhunës. Pas lirimit, ai përpiqet të gjejë qëllimin në jetë duke rindërtuar marrëdhënien e tij me vajzën dhe ish-bashkëshorten.
”Republic of silence” i Diana El Jeiroudi premton se do ta prekë spektatorin me historinë e një regjisori sirian në mërgim në Gjermani për dekada të tëra dhe me dëshirën prekëse për të rikuperuar imazhet dhe tingujt e tokës dhe njerëzve të tij, gjysma e të cilëve janë përhapur në të gjithë botën. /atsh/ KultPlus.com