Festivali “Mirëdita, dobar dan” shpërblen dokumentarin “Gratë shqiptare janë motrat tona”

1 Qershor, 2019 - 10:20 pm

Sonte është nata përbyllse e edicionit të 6-të të festivalit “Mirëdita, dobar dan” dhe në kuadër te tij janë ndarë edhe dy çmime. Çmini është ndarë për dokumentarin “Gratë shqiptare janë motrat tona” dhe për Shtëpinë Botuese “Samizdat B92” për të cilët çmimin e pranoi Veran Matić.

Filmi dokumentar “Gratë shqiptare janë motrat tona”, është podhuar nga BIRN Kosova në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Vojvodinës dhe Forumin ZFD.


Dokumentari flet për marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve. Po ashtu ky dokumentar sjellë rrëfimet e nënave serbe, djemtë e të cilave ishin marrë me forcë nga shteti për të shkuar në luftën e Kosovës, protestat e ndryshme të Shoqërisë Civile në Beograd, komunikimet e ndryshme të grave serbe dhe shqiptare për t’u bërë bashkë dhe për të ndalur luftën, arrestimi i Flora Brovinës e deri tek ekspozita e Saranda Bogujevcit, e cila u prit me brohoritma./KultPlus.com

Të ngjajshme