22 Gusht, 2021 - 9:58 am
Një nga festivalet më të rëndësishme në Evropën Qendrore dhe Lindore më në fund po rikthehet në qytetin Karlovy Vary pasi u mbyll për shkak të koronavirusit vitin e kaluar.
Festivali i 55 ndërkombëtar i Karlovy Vary do është hapur dje me dramën biografike “Zátopek” të regjisorit çek David Ondříček për vrapuesin në distanca të gjata i cili është atleti më i famshëm i vendit të tij, shkruan Euronews, transmeton KultPlus.
Emil Zátopek mbetet personi i vetëm që fitoi maratonën e 5,000 metrash dhe 10,000 metrash në Lojërat Olimpike dhe shpesh konsiderohet si vrapuesi më i madh i shekullit XX. Ai nuk kishte konkurruar në asnjë garë më parë deri në Lojërat Olimpike.
Në natën e tij të hapjes, festivali ka nderuar aktorin britanik fitues të Oskarit Michael Caine për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinemanë botërore.
Caine fitoi dy Çmime Akademie për rolet mbështetëse më të mira në “Hannah and Her Moters” në 1987 dhe “The Cider House Rules” në 2000.
Aktori Johnny Depp gjatë festivalit do të prezantojë dy filma që ai prodhoi: “Crock of Gold: A Found Rounds with Shane MacGoëan” dhe “Minamata”.
Festivali do të zgjasë deri më 28 gushtë me masa kufizuese që janë bartja e maskës për të gjithë të pranishmit, ndërsa vizitorëve do t’u kërkohet certifikata e vaksinës ose testi negativ me koronavirus. / KultPlus.com