31 Gusht, 2017 - 1:30 pm
Satira fantastiko-shkencore “Downsizing” e regjisorit Aleksandër Payne hapi edicionin e 74 të festivalit të filmit në Venecia, që konsiderohet si trampolinë për çmimet Oskar.
Protagonisti i filmit, Mat Damon u prit me entuziasëm nga fansat teksa mbërriti në Lidon e famshme për ekranizimin e filmit.
Filmi ku interpretojnë demon dhe Christin Wiig është një satirë mbi zvogëlimin e qenieve njerëzore në gati 13 cm, si zgjidhje për mbipopullësinë dhe ngrohjen globale. Duke folur për shtypin në një konferencë ne Venecia, Damon vlerësoi industrinë e filmit.
‘Skenari është shume i bukur, i mrekullueshëm, origjinal dhe unik. Unë besoj vërtet se filmat janë mjeti më i mirë për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë njëri-tjetrin”, u shpreh Damon.
Filmi është një prej 21 prodhimeve ndërkombëtare që garon për Luanin e Artë, që do të jepet në 9 shtator. Presidente e jurisë është aktorja Annete Benning, e cila gjatë një konference më herët gjatë ditës u detyrua t’i përgjigjej pyetjes mbi mungesën e regjisoreve femra në kompeticion.
“Mendoj se seksizmi vazhdon të jetë një problem, nuk ka diskutim mbi këtë. Por gjerat po ndryshojnë “, u shpreh Benning.
Filmi “Engjëjt vishen me të bardhë” i Vivian Qu është i vetmi me regjisore grua. Festivali i filmit në Venecia mbyllet në 9 shtator, shkruan TCH./ KultPlus.com