Fillojnë xhirimet e filmit ‘Gruaja e Shtëpisë’

15 Nëntor, 2023 - 4:56 pm

Qendra Kinematografie e Kosovës ka njoftuar se kanë filluar xhirimet e filmit “Gruaja e Shtëpisë”, me regji dhe skenar të Fatos Berishës, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në facebook, QKK ka bërë të ditur që filmi është prodhim i shtëpisë filmike B2, ndërkaq producent është Liridon Cahani.

“Bashkëprodhues i filmit nga Shqipëria është shtëpia filmike Artalb Productions. Ky projekt është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë”, ka bërë të ditur QKK.

Xhirimet e filmit do të zgjasin 30 ditë, dhe xhirimi do te jetë i ndarë ne dy faza/KultPlus.com

Të ngjajshme