21 Gusht, 2023 - 10:33 am
Kanë filluar xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “War, games and video recordings”, i cili vjen nën regjinë e Birol Ujcan, me skenar të Dhurata Hotit, shkruan KultPlus.
Filmi i metrazhit të gjatë “War, games and video recordings”, u mbështet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe aktualisht është duke u xhiruar në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.
Nën regjinë e Birol dhe me producent Petrit Ukëhajdaraj, filmi është në ditën e 10-të të xhirimeve.
Filmi sjell një rrëfim në dy dimensione të ndryshme. Filmi ka një tematikë të ndjeshme ku personazhi kryesor, të cilin e luan aktorja Qëndresa Jashari, është një nënë vetushqyese e cila pas ndarjes nga burri me çdo kusht mundohet që djalit të saj t’ia sigurojë një të ardhme të qëndrueshme, të paktën në aspektin financiar.
Përpos si dramë personale e një familjeje filmi trajton edhe tema universale.
Filmi është një ide e cila ka filluar para gati 4 vitesh.
“War, games and videorecordings” pritet të ketë rreth mbi 20 ditë xhirime./KultPlus.com