Fillojnë xhirimet e serialit  “Andrra Amerikane” në New York me regjisorët Vlora Nikçi dhe Armend Baloku

27 Janar, 2025 - 2:50 pm

“Andrra Amerilkane” është seriali që po xhirohet në New York të Amerikës, ku për regjisorë ka Vlora Nikçin dhe Armend Balokun, e që për qëllim ka të shpalosë kulturën shqiptaro- amerikane, shkruan KultPlus.

Tashmë është bërë e ditur se ky serial do të xhirohet kryesisht në New York por edhe me mundësi të shtrirjes së xhirimeve edhe në shtete të ndryshme të Evropës.

Në episodin e parë të këtij seriali tashmë janë përfshirë aktorët: Afrim Gjonbalaj, Vlora Nikçi, Armend Baloku, Enxhi Cuku, Adel Lami, Liri Nikqi, Diar Xani, John Gojcaj dhe Edita Nishliu, kurse myasfire speciale e këtij episodi është edhe sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, soprano që ka shumë çmime prestigjioze në fushën e operës.

Ndërkohë, është bërë e ditur se skenarin e këtij seriali e kanë punuar:  Mike Bencivenga (i njohur për filmat e tij të suksesshëm “Happy Hour,” “Great Plains,” dhe “Born in Flames” ne Hollywood) Vlora Nikçi, dhe Visare Aliu, skenar i realizuar për episodin e parë.

Në këtë serial do të shtjellohen temat e komunitetit shqiptar në Amerikë, ruajtja e traditave, përshtatja me kulturën amerikane, dashuria, ndjekja e ëndrrave.

Ky serial për producentë ka Vlora Nikçin,  kurse drejtor i fotografisë është Adriatik Berdaku, fitues i dyfishtë i çmimeve Emmy Awards.

Episodi i parë i këtij seriali do të transmetohet së shpejti nëpër televizione dhe platforma online. / KultPlus.com

Të ngjajshme