Fillon xhirimi i “Mortal Kombatit” të ri

18 Shtator, 2019 - 10:30 pm

Fansat e “Mortal Kombatit” tani kanë marrë një lajm të mirë: ka filluar produksioni i filmit të ri.

Greg Russo, i cili me këtë film po e bën debutimin e tij si skenarist, e ka paralajmëruar fillimin e produksionit të rebootit të shumëpritur në profilin e tij në Twitter.

Rebooti është krijuar ngadalë dhe qetësisht dhe ndryshe nga të gjitha përpjekjet e tjera për t’i rikrijuar versionet e filmit të preferuar nga viti 1995, më në fund filmi ka arritur në fazën e produksionit, shkruan KOHA Ditore. Producent i filmit është James Wan, ndërsa filmi do të bëhet me regji të Simon McQuoid.

Image

Filmi origjinal ishte një hit i madh, por pas tij nuk pati dot vazhdim të denjë. Vazhdimi “Mortal Kombat: Annihilation” u prodhua në shpejtësi dhe nuk kaloi mirë në arkat kinematografike. Xhirimi i filmit të tretë të planifikuar në franshizë dështoi dhe u shty për shkak të uraganit Katrina, dhe përfundimisht u anulua. Herë pas here flitej për ndonjë vazhdim ose reboot, por asgjë nuk u iniciua derisa Wan nuk u përfshi në ngjarje. Shpresojmë që ky film do të ketë më shumë fat.

Në rolet kryesore paraqiten Ludi Lin, Chin Han, Jessica McNamee, Mehcad Brooks, Hiroyuki Sanada, Joe Taslim dhe Josh Lawson. Filmi do të duhej të mbërrinte në kinema në mars të vitit 2021. /KultPlus.com

Të ngjajshme