10 Prill, 2020 - 1:30 pm
Janë ditët, kur kinemaja dhe teatri kanë zgjedhur të mos ju lënë vetëm. Për të kaluar kohën, zgjedhim të punojmë, të ushtrohemi në kushtet e shtëpisë, sikurse edhe të jemi pranë të bukurës. Nuk ka munguar as angazhimi i artistëve – aktiviteti online është i vazhdueshëm.
Kinemaja shqiptare mbetet një tërheqje pa kushte… Filma që mbajnë emrin e regjisorëve të mëdhenj: Dhimitër Anagnosti, Piro Milkani, Pirro Mani, Xhanfize Keko dhe plot e plot të tjerë, janë përherë të dashur për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.
Ju sjellim ndërmend sot, këto tituj, prej të cilëve ju mund të zgjidhni:
“Përrallë nga e kaluara”
“Apasionata”
“Bolero”
“Çifti i lumtur”
“Duaje emrin tënd”
“Treni niset në 7 pa 5”
“Unë e dua erën”
“Hije që mbeten pas”
“Jeta në duart e tjetrit”
“Telefoni i një mëngjesi”
“Pranvera s’erdhi vetëm”
“Në çdo stinë”
“Dhe vjen një ditë”
“Edhe kështu edhe ashtu”
“Dy herë mat”
“Zëvëndësi i grave”. /Konica.al / KultPlus.com